http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i kërkon kuvendit qe te lehtësoje barrën e familjeve ne nevoje nga pagesa e energjisë elektrike. Gert Bogdani ka paraqitur një ndryshim ligjor, ne te cilin, evidenton qe 82 mije familje qe trajtohen me ndihme ekonomike, te përjashtohen nga pagesa e energjisë elektrike për 150 kilovat ore energji ne dimër dhe 90 ne vere. Për ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode, nje skeme e tille do te lehtësonte familjet, por nga ana tjetër, nuk do te ishte një barre per buxhetin e shtetit.Ky ndryshim ligjor u diskutua ne Komisionin e Ekonomisë, ku Erjon Braçe tha se me pare, duhet te shprehet qeveria, ndërsa evidentoi se skema te tilla lënë shteg për abuzim. Një propozim i ngjashëm është depozituar javën e kaluar ne kuvend edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.