Report TV - Mbetet në burg Androkli Kokthi: Më lironi, s'keni provë për akuzën

Report TV 2016-02-20

Views 39

Janë këto pamjet ku drejtori rajonal i Tatimeve Tiranë Androkli Kokthi lë Gjykatën dhe i rikthehet qelisë së paraburgimit pasi ndaj tij mbeti në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.

Seanca ndaj Kokthi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa mësohet se ai vetë në seancë mohoi akuzat duke deklaruar se ndaj tij nuk ka një fakt për të vërtetuar se ka marrë para, shpërdoruar detyrën apo ka kryer korrupsion dhe ka kërkuar lirim të menjëhershëm.

Por këto pretendimet të Androkli Kokthi nuk ndikuan për të fituar lirinë pasi gjykata vlerosi kërkesën e prokurorisw Elsa Miha duke vlerwsuar të ligjshëm arrestin. Për avokatin Maks Haxhia akuza është e padrejtë pasi dhe nëse ka shkelje nga Kokthi ajo është vetëm administrative dhe jo penale.

Faksimilja që shihni i përket urdhër ndalimit të prokurorisë për Kokthin ku në katër shkeljet e rendituara dhe dëmin prej 3.9 milion lekë në buxhetin e shtetit sqarohet se Malli i kthyer firmës private është bërë pa kërkesë të protokolluar.

Po ashtu sqaron prokuroria e drejta për këtë vendimarrje është e Eprorit të Androkli Kokthit dhe jo siç ai ka vepruar duke kthyer një mall të sekuestruar dhe favorizuar firmën private

Ndalur tek urdhër ndalimi prokurorja Miha argumenton se masa ndaj drejtorit është e domosdoshme pasi ai mund ti shmanget hetimit. Kallëzimi ndaj Kokthit është bërë më 7 Janar 2016 nga policia e Tiranës e cila pas miratimit të procedurave nga prokuroria e prangosi më 18 shkurt 2016.

Share This Video


Download

  
Report form