"Lironi djalin se martohet!"10 ditë burg për Rudjan Drizën, por të dielën ka dasmën...

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

"Më lironi djalin për ditën e dasmës". Kjo është thirrja e Agim Drizës nga fshati Radostinë Fasko drejtuar Prokurorisë se Rrethit të Fierit. Djali i tij, Rudjan Driza, 25 vjeçar është dënuar me 10 dite burg, për shkak se nuk kishte vënë kaskën mbrojtëse të kokës, ndërsa udhëtonte me motor.
I ati shpreh shqetësimin se djali i tij martohet të dielën me 13 Prill dhe për këtë arsye kërkon që djali të lirohet të paktën për ditën e dasmës dhe të hënën, të kthehet sërish për të vuajtur dënimin.
"Kam çunin që martohet në datën 13, e ndaloi policia me motor pa kaskë, i tha do vish me ne. Iu përgjigj policisë konform rregullores, motorri është 48 kubiksh, në ka ligj tjetër të më thonë të paguaj dokumentat e motorit, të më nxjerrin çunin ta martoj të dielën,të hënën ta dorëzoj prapë aty ku ishte dhe të bëjë dënimin siç i ka ligjet shteti.Unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit, të gjithë instatncave të angazhuara për të, të më ndihmojnë, sepse unë kam bërë të tëra harxhat, kam bërë tëra harxhat me lokal e me të tëra, mos të më prishin martesën, nuk është kriminel çuni vetëm pa dokumenta. Unë po i them që do ti bije, ta bie çunin prapë vetëm të ma lirojnë të bëj dasmën" deklaroi ai
I ati shprehet se nuk është kundër zbatimit të ligjit, por nuk do të prishë ceremoninë martesore, duke qenë se i kanë bere të gjitha shpenzimet. Ndër të tjera, ai u shpreh se shpenzimet e dasmes i mbuloi me borxhe të marra tek të afërmit, ndaj lutet që drejtësia ta tolerojë këtë rast.

Share This Video


Download

  
Report form