Pesë ditë para vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Shqipëri, në Tiranë kanë mbërritur 22 muxhahedinë të cilët i përkasin listës prej 210 muxhahedinëve që ish qeveria Berisha ka bërë marrëveshje për t?i pranuar.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht listën e 22 muxhahedinëve të mbërritur më 9 shkurt në Tiranë ku 6 prej tyre janë gra dhe 16 burra.
Muxhahedinët e mbërritur në Tiranë i përkasin personave të cilët prej vitesh qëndron në kampin Liria, bazë ushtarake amerikane e vendosur në Irak nga ku më parë drejt Shqipërisë kanë ardhur dhe Muxhahedinë të tjerë.
Më 3 qershor 2013 Departamenti Amerikan i Shtetit do të njoftonte zyrtarisht arritjen e marrëveshjes ndërmjet qeverisë Shqiptare dhe asaj Amerikane për pranimin e 210 Muxhahedinëve në vëndin tonë.
Pas vizitës së Sekretarit Kerry më 14 shkurt në Tiranë pritja e një grupi tjetër muxhahedinësh prej 2000 deri në 3000 veta është kthyer në temë të ditës dhe për opinionin publik.
Ndërsa zyrtarisht një marrëveshje e tillë nuk është konfirmuar as nga Departamenti i Shtetit Amerikan as nga Qeveria shqiptare.