Kerry me shoqërine civile, takon qytetarët: Vazhdoni të ecni përpara - Ora News

Ora News Lajme 2016-02-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi ka lënë ambientet e Muzeut Kombëtar ku zhvilloinjë takim me përfaqësues të Shoqërise Civile, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, është ndalur për të takuar qytetarët që ishin mbledhur për ta përshëndetur , ku dha edhe mesazhin ?vazhdoni të ecni përpara?. Më pas eskorta iu drejtua Rinasit, ku avioni i diplomatit amerikan la tokën shqiptare në orën 14:00.
Takimin e fundit para largimit nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit e ka zhvilluar me Shoqërine Civile. Takimi, i cili ishte më i gjati nga takimet e tjera, u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Për 60 minuta, Kerry sëbashku me Ambasadorin amerikan Donald Lu kanë biseduar me 8 përfaqësues nga Shoqëria Civile dhe më pas po në këtë ambient u zhvillua edhe një takim me stafin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kerry-60-min-takim-me-shoqerine-civile-tek-muzeu-para-largimit-nga-tirana/

Share This Video


Download

  
Report form