Qytetarët shqiptarë duket se janë optimist për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry. Ata shprehen se kanë besim që kjo vizitë do të jetë faktor kyç në zhvillimet për reformën në drejtësi në vendin tonë. Ndërkohë vetë qytetarët pranojnë se Amerika është një vend mik i Shqipërisë e se ardhja e sekretarit Kerry është një shenjë pozitive për vendin.