Supermasa sigurie në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar te shohim Tiranën gjatë festës së Shën Valentinit, këtë vit kryeqyteti ishte i boshatisur. Masat e policisë dhe rrugët e bllokuara që në orët e para të mëngjesit për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry bënë që lëvizjet të jenë të pakta. Policia e Tiranës, Antiterrori si dhe Agjenci të Inteligjencës, kaluan në shërbim të përforcuar.Masat shtesë përfshinë dhe Aeroportin ?Nënë Tereza? me mbërritjen e sekretarit amerikan të shtetit. Të dy krahët e autostradës Tiranë-Durrës u bllokuan, ndërkohë që kolona shoqëruese e zyrtarit amerikan, u monitorua nga ajri me helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes. Efektivë të gardës dhe forcave speciale u vendosën në të gjitha objektet e larta, ku u kontrollua me snajper, kalimi i sekretarit amerikan. Të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin u bllokuan, ndërkohë që devijime pati dhe për shërbimin urban.

Share This Video


Download

  
Report form