Report TV - Beqaj: Kujdes shëndetësor të specializuar në çdo zonë të banuar

Report TV 2016-02-11

Views 0

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar sot nga Dajçi se shërbimi shëndetësor i specializuar tashmë është në çdo zonë të banuar. Teksa ka marrë pjesë në një vizitë pune në zonën e Dajçit ku dy njësi të lëvizshme po kryejnë mamografi dhe kontrollin bazë falas, ai ka shtuar se duke filluar nga 1 Shkurti, ekzaminimet shëndetësore janë ndjeshëm më të lira, kurse mjeku i familjes është falas që prej 27 Janarit.

?Ne po përpiqemi që, përveçse t?ju ofrojmë kujdes shëndetësor, ju të mos paguani, ta sjellim edhe sa më pranë aty ku jetoni, përveç kontrollit pa pagesë, tashmë edhe mjekun e familjes e keni pa pagesë. Duke filluar nga data 1 shkurt edhe vizitat e tjera janë edhe më të lira. Nga ana tjetër, kemi përmirësuar kushtet për sëmundjet e zemrës së diabetit dhe së shpejti do të hapim edhe dializën,? ka pohuar Beqaj.

Beqaj u ka bërë apel të gjitha grave të zonës t?i nënshtrohen ekzaminimit nëpërmjet mamografisë për të kapur sa më herët kancerin e gjirit.

?Është një mundësi që duhet shfrytëzuar edhe pse të gjithëve iu urojmë një jetë sa më të gjatë faktet tregojnë që është një sëmundje që në moshën tuaj prek gratë. Sa më shpejt ta identifikojmë aq më mirë është për këdo. Për gratë vetë, për familjet tuaja por edhe për të gjithë ne sepse janë sëmundje që nëse zbulohen në kohë, historia edhe në Shqipëri tregon që kapërcehen. Do iu kërkoja mundësisht që edhe çfarë keni të njohur të tjerë tu thoni që këtë periudhë këtu në Dajç është kjo mundësi që ta shfrytëzojmë gjithmonë edhe më tepër? ka thënë Beqaj.

Njësitë e lëvizshme, ajo e mamografisë dhe e kontrollit bazë prej dy ditësh ndodhen në Dajç të Shkodrës për të bërë kontrollet bazë në popullatën 40-65 vjeç, si dhe depistimin ndaj sëmundjeve tumorale të gjirit tek gratë.

Njësitë e lëvizshme të mamografisë dhe chek up do të qëndrojnë deri në fund të javës në Qendrën Shëndetësore të Dajçit për të kryer kontrolle edhe ekzaminime për të gjithë banorët e fshatrave Dajç, Kotërr, Dragush, Mabë, Zojs, Gjadërr dhe Gramsh.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka theksuar se reformat në sektorin e shëndetësisë deri më tani kanë sjellë lehtësi ekonomike por edhe akses më të shpejtë për të marrë shërbimin shëndetësor edhe për banorët e zonave rurale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS