Report TV - Ndryshimi i drejtorit të RTSH-së,PS nis procedurat e ndryshimit të ligjit

Report TV 2016-02-11

Views 0

PS dhe LSI kanë mbledhur 28 firma deputetësh për të amenduar ligjin për Televizionin Publik Shqiptar, numër i nevojshëm ky për ta futur nismën me procedurë të përshepejtuar.

Drejtori i Radio Televizionit do të zgjidhet me të njejtën formulë si Presidenti i Republikës nga Këshilli Drejtues i Televizionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit publik shkarkohet me dy të tretat e votave të Këshillit Drejtues i cili 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit fillon ndryshimin.

Ndërhyrja në ligjin për TVSH ishte paralajmëruar dhe nga Kryeministri Rama i cili deklaroi se do të priste konsensusin e opozitës deri në fund të janarit.

?Do të zhvillohen 5 votime nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH për zgjedhjen e drejtorit të ri. 3 votimet e para do të jenw me shumicë të cilësuar të votave të anëtarëve të Këshillit dhe kryetarit të këtij Këshilli dhe nëse nuk zgjidhet në 3 votimet e para me shumicë të cilësuar atëhere në votimet e 3 dhe të 5-të kalohet tek zgjedhja e drejtorit të ri të përgjithshëm të RTSH me shumicën e thjeshtë të votive. Nëse edhe pas votimeve më shumicë të thjeshtë nuk arrihet të zgjidhet atëherë Keshilli shkrihet dhe fillon procedura e zgjedhjes edhe të Këshillit dhe gjithë zinxhirit drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar nga e para? tha Peza.

Share This Video


Download

  
Report form