Report TV - Kabllogrami SHBA/'Shkëlzen Berisha presion për armë të rënda në Gërdec'

Report TV 2016-02-10

Views 12

Uikiliks publikon një kabllogram të ambasadës amerikane në Tiranë për Departamentin e Shtetit, ku flitet për dëshminë e ish-shefit të Shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha, mbi ngjarjet në Gërdec. Sipas ish-ambasadori Amerikan Uithers, gjenerali Hoxha akuzon djalin e kryeministrit të asaj kohe Berisha, Shkëlzen Berisha, që ushtronte presion për të furnizuar me armë të kalibrit më të rëndë uzinën e demontimit në Gërdec.

Kabllogrami raporton për një takimi midis Uithers dhe Luan Hoxhës, realizuar më 17 qershor te viti 2008 me kërkesë të vetë ushtarakut të lartë.

Kujtojmë që shpërthim në Gërdec ndodhi më 15 mars të 2008-ës.

I sapo liruar nga detyra Gjeneral Hoxha i ishte shprehur ambasadorit amerikan se Ministri i Mbrojtjes, Famir Mediu, kishte dijeni për gjithçka që ndodhte në Gërdec.

Sipas tij, vendimi u mor nga vetë ministri për vendin ku do të kryhej demontimi i armëve, llojit të tyre si dhe program që do të ndiqej në këtë proces. Hoxha i pat deklaruar diplomatit amerikan se stafi i tij do të merrej vetëm me transportin e armëve si dhe ruajtjen e vendit, asgjë më shumë.

Ushtaraku shprehet se djali i kryeministri Berisha, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet telefonit i ushtronte presion për të ofruar municion të kalibrit më të lartë dhe kjo procedurë të kryhej pa vonesa.

I pyetur nga Uithers nëse ai kishte raportuar këtë informacion Prokurorit të Përgjithshëm, Hoxha u përgjigj po. I kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet hetuesve ndërkohë që për këtë kishte frikë të fliste. Për këtë ngjarje gjenerali Hoxha u shpreh se kishin dijeni edhe zyrtarë të lartë të tjetë. Ndërkohë nga ana e tij ambasadori amerikan u shpreh se ky hetim do të ishte i suksesshëm në rast se ata që kishin informacion, do të thonin të vërtetat. Djali i ish kryeministrit të asaj kohe, Shkëlzen Berisha, kurrë nuk është marrë në pyetje nga prokuroria gjatë hetimit mbi tragjedinë e Gërdecit.

Share This Video


Download

  
Report form