Pranga tre grabitësve të bankave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitësit e bankave nuk përdorin vetëm sulmet e armatosura dhe me maska. Përveç klonimit te kartave bankare, ata kane edhe mënyra te tjera per te grabitur para ne mënyre paqësore. Tre persona janë vënë në pranga, pasi kanë marrë disa kredi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Operacioni i koduar ?Kredimarrësit ekspres?, është finalizuar me arrestimin e tre te rinjve: Paulin Aliaj 25 vjeç, Elisabeta Imerraliaj 25 vjeçe dhe Edison Nuzi 26 vjeç, te gjithë banues ne Tirane. Ne bashkëpunim me njëri tjetrin ata kishin krijuar një strategji te falsifikimit te dokumenteve, për të marrë kredi nëpër banka, jo në emrin e tyre, por nëpërmjet personave te tjerë. Si rezultat i punës së tyre disa mujore ata kishin arritur të merrnin kredi në pesë filiale bankash të nivelit të dytë, ne kryeqytet. Shuma qe ata kane arritur te grabisin gjate kësaj periudhe arrin ne 6 milionë leke. Mbi tre të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale të ?mashtrim?, ?mashtrim në kredi? dhe ?falsifikim i dokumentacionit?.

Share This Video


Download

  
Report form