"Punë ka por s?ka zanatçinj". Kështu e sheh problemin e papunëissë në vend, kryeministri Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të 7 programeve të nxitjes së punësimit nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vuri theksin pikërisht tek arsimi profesional.
?Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë, zanatçinj që t?u përgjigjen këtyre nevojave sepse këtu në këtë sipërmarrje nevojës për elektricistë, për tonitor, axhustator, montues panelesh nuk mund t?i përgjigjen persona të papunë që s?kanë haber apo që kanë diplomë juristi,? tha Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se nëse qeveria e kaluar nuk do të rendte qorrazi pas votave por do reformonte arsimin profesional, sot Shqipëria do ishte një vend ku forca e kualifikuar e punës do krijonte premisa për investime vendase dhe të huaja.
Rama nuk la pa ironizuar edhe drejtësinë në vend, të cilën e cilësoi si më të mirën, "për shkak të numrit të lartë të juristëve në vend".
"Prandaj drejtësia këtu ka ecur më mirë se kudo sepse kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë. Në çdo 7 metra ke një jurist. Jam roje por jam dhe jurist, jam taksist por jam dhe jurist. Është fakt që ne kemi një mundësi të madhe të zhvillimit të eksporteve në bujqësi, në blegtori, pa llogaritur që kemi një mundësi të sigurt të zhvillimit të këtij sektori për të rritur kapacitet prodhuese në vend. Nuk gjendet në Korçë kasap. Është një fabrikë e shkëlqyer e teknologjisë së lartë, e gatshme për të hapur vende pune, por zhvillimi është i penguar sepse nuk ka kasapë. Juristë po. Juristët mund ta bëjnë kasapin kur bëjnë gjykatësin, por jo kur kanë përpara mishin," tha kryeministri.
Sipas tij në 20 vite nuk ka dalë asnjë i inxhinier i ri, pasi edhe ata që u diplomuan kanë ikur në Kanada.