Report TV - Rrokadë në Njësinë Antikorrupsion Troci zëvendëson Genti Osmanin

Report TV 2016-02-08

Views 17

Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda rikthehet në qendër të vëmendjes 1 muaj pasi prej saj u larguan 4 prokurorë për mungesë të dosjeve hetimorë për zyrtarët e lartë.

Në janar të këtij viti ajo u ndërthur me seksionin e krimeve për terrorizmin ndërsa në shkurt Kryeprokurori ka miratuar një tjetër strategji në një kohë kur tema e ditës është kthyer Byroja e Hetimit.

Pak ditë më parë në zyrën e Kryeprokurorit Adriatik Llalla këshilli i Prokurorëve ka prezantuar një kërkesë për vendosjen në krye të njësisë Antikorrupsion të Prokurorit Ramadan Troci.

Burime për ReportTv bënë me dije se kjo kërkesë ka marrë ok e kryeprokurorit Llalla dhe aktualisht është kaluar për dekret tek Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Por kush është Ramadan Troci?

Ramadan Troci prej 7 muaj drejton prokurorinë e Vlorës post në të cilin u emëruar pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës Adrian Fullani nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Po ashtu Troci është dhe anëtarë i Këshillit të Prokurorisë, këshilli i cili ka bërë dhe kërkesën për emërimin e tij në krye të njësis Antikorrupsion.

Nga 5 janar 2016 Njësia Antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda drejtohet nga Gent Osmani i komanduar në këtë detyrë pas largimit të prokurorit Dritan Rreshka.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që tashmë pret dekretimin nga Presidenti Nishani pasi në total janë 8 prokuror ata të cilët do të lëvizin nga postet që mbajnë mes tyre Arenc Çela, Prokuroria e Lushnjës

Klodian Braho, Prokuroria e Vlorës, Maksim Sota, Prokuroria e Vlorës, Pranvera Hoxha, Prokuroria e Tiranës, Sonila Domi, Prokuroria e Tiranës, Manjola Llaci, Prokuroria e Fierit dhe Ornela Rrumbullaku, Prokuroria e Kavajës.

3 Prej këtyre prokurorëve janë në pritje ti atashohen Njësisë Antikorripsion dhe 5 të tjerë të transferohen nga rrethet në kryeqytete.

Share This Video


Download

  
Report form