TIRANË - 6 ditë pas masakrës së ndodhur në lagjen krastë të Elbasanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, hetuesit po marrin në konsideratë si një pistë të mundshme të krimit, atë të atentatit me pagesë. Një fakt i tillë është duke u vlerësuar nga specialistët e hetimit dhe na prokuroria, nisur nga veprimet e kryera, prej të cilave nuk ka rezultuar që të gjithë personat e dyshuar që kanë pasur konflikte me familjen Çapja kanë pasur alibi të pastra. Për këtë shkak, heteuesit janë duke vlerësuar elementë me tendenca të rrezikshme kriminale ndaj krimeve kundër personit dhe me qëllim verifikimin e tyre. Një fakt i tillë është konfirmuar për Report Tv, nga pjestarë të grupit të hetimit të policisë së Elbasanit.
Veç konflikteve të dyshuara me familjen Mema, policia po heton edhe ate të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që trafikojnë drogë. Mirëpo nga grupi hetimor që është ngritur për këtë çështje po kryhen hetime dhe në një pistë të tretë,e cila bën fjalë për një sher mes disa prej djemve të fisit Çapja dhe anëtarëve të një grupi tjetër kriminal në Elbasan. Madje burimet pohojnë se ka pasur edhe një konflikt fizik mes palëve që më pas është mbyllur fillimisht nga palët, por se nuk përjashtohet mundësia që konflikti të ketë agravuar më vonë.
Te tjera detaje per ngjarjen
Pesë netë pas atentatit mafioz me 3 të vdekur e 8 të plagosur në Elbasan, prokuroria e këtij qyteti ka rregjistruar procedimin penal për masakrën për veprën penale të ?Vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim?. Dhe gjatë ditës së djeshme strukturat policore kanë kryer dhjetëra kontrolle në banesa dhe garazhet apo parkimet e serviset private të Elbasanit, por nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mjetit, nga zbritën tre autorët që qëlluan me armë automatike drejt anëtarëve të fisit Çapja.