Kryeminsitri Rama i ka cilësuar bllok anti-reformë të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi mundin e reformave që po ndërmerr qeveria për të organizuar vendin. Në ceremoninë e anëtarësimeve të reja kryeminsitri tha se zgjidhja është të forcohet Partia Socialiste përmes këtyre anëtarësimeve.
Rama i'u përgjigj se duhet forcuar më tepër kjo parti e cila sipas tij ka ndërmarrë reforma të domosdoshme por që kanë krijuar një front kundërshtie që udhëqihet nga qeveria e vjetër.
?PS po bën çmos të bëjë reforma rrënjësore. Sot ka nevojë të dyfishojë anëtarësinë e saj për të forcuar edhe më tepër reformat, sepse reformat kanë krijuar një front kundërshtie që kanë mbledhur forca të ndryshme, individë të ndryshëm kundër reformave dhe ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimine të qartë të deformojë të vërtetën duke abuzuar nga vështirësitë, të spekullojë dhe sajojë gjëra të paqenë shifra të pavërteta për tu thënë njerëzve se reformat po sjellin dëme të mëdha. Ka arritur në atë pikë që papunësia është rritur. Ekonomia ka rënë, të gjitha të pavërteta. Reformat janë e vetmja rrugë për të bërë shtet dhe për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh?