Report TV - Haxhia replikon me Berishën: Nuk kam vrarë...nëse e bëj e nis me ty

Report TV 2016-02-06

Views 3

Ish-truproja e Sali Berishës tashmë në azil në Turqi, Izet Haxhia i përgjigjet akuzave të ish-shefit të tij të bëra në Kuvend, ku teksa sulmon Blushin se i referohej ish-badigardit, thotë se është një vrasës i denoncuar dhe i dënuar me 20 vite burgim. Kjo s?është kapërdirë nga Haxhia, teksa është shprehur se nëse do të vendoste ndonjë ditë to bëhej vrasës, ?karrierën? do ta fillonte me Sali Berishën.

?Dua të them diçka, nuk jam vrasës as kriminel, por po vendosa të bëhem i tillë, prèja e parë do të jesh Ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse është në kundërshtim me Kanunin e Lekës që ti doje të na e bëje kushtetutë?, ka qenë reagimi i fortë i Izet Haxhisë ndaj akuzave të Berishës të bëra tre ditë më parë në Kuvend.

Ai në një postin në facebook shprehet se nuk i ka ndjekur ndonjëherë seancat e parlamentit të krimit ?e aq më tepër fjalimet e tipit Kastro të komunistit të fundit në Evropë, të kryekriminelit të Shqipërisë, përçarësit të këtij populli, dhëndrit të devotshëm të Serbisë. Më thanë ca miq që të ka përmendur emrin në fjalën e tij të marrëzisë e mashtrimit që me 'qetësi e dashuri' e ligjëron çdo të enjte pa ia prishur terezinë njeri. Nuk më habit as më shqetëson epiteti që më vë një vrasës i tillë. Më quan vrasës për një krim që ka bërë vetë. Vërtetë mund të isha bërë vrasës sepse të jesh pranë për vite dhe t?i shërbesh një psikopati-skizofren, shumë kollaj mund të përfundosh në një vrasës. Ka dashtë zoti që nuk përfundova i tillë. Për këtë jam i qetë?, shprehet Haxhia në postin e tij, ku deklaron se më në fund e ka marrë vesh se kush ka qenë ai që ka dhënë dëshmitë rremë kundër tij për ta dënuar më pas.

Share This Video


Download

  
Report form