Izet Haxhia akuzon Berishën për vrasje: Kërkonte “kokën” time - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I dënuar me 25 vjet  burg për vrasjen e Azem Hajdarit, por I bindur në pafajësi dhe me një dëshirë të fortë për hakmarrje përmes rihapjes së dosjes.



Kështu u paraqit sot në gjykatën penale të Tiranës Izet Haxhia, ish truproja e Sali Berishës dhe një prej njerëzve më të afërt të tij dy dekada më parë.





Haxhia doli para trupit gjykues pas ekstradimit nga Turqia ku ndodhej prej shumë vitesh. Ai kërkoi rivendosjen në afat të Apelit kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës së vitit 2002, që e ka dënuar atë me burg.



Izet Haxhia i tha gjykatës se ai ishte akuzuar për vrasjen e hajdarit 2 ose 3 vite pasi kishte shkuar në Turqi.

 

"Une nuk i jam larguar drejtesise, por ishin disa rrethana te tjera qe me kane bere te mos jem ketu. Erdha tani qe te perballem me drejtesine. Akuzuesi im eshte Sali Berisha, por ai nuk ka pranuar te perballet me gjykaten. Jam ketu te perballem me te verteten"

 

 

Ai akuzoi më tej ish kryeministrin Berisha se ka një marrëveshje në një hotel, për të ekzekutuar disa persona. mes tyre edhe atë vetë.



Më tej Haxhia mohoi të ishte përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998



Pasi dëgjoi pretendimet, gjykata vendosi që seancën e rradhës ta zhvillojë në 14 qershor, kur pritet të flasë Prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form