Fermerët e njësisë administrative Kafaraj në Fierit i bëjnë apel shtetit që tu mundësoj një treg për të shitur prodhimet e tyre. Ata shprehen se ditët e fundit janë duke hedhur me qindra kilogram luleshtrydhe për shkak se nuk kanë ku t?i shesin. Gjithashtu ata ankohen se tregtarët abuzojnë me çmimet duke parë që fermerët nuk kanë ku t?i shesin prodhimet.
Luleshtrydhja është fruti që po kultivohet gjithnjë e më shumë nga fermerët në vendin tonë. Rreth 90 hektarë me këtë bimë janë mbjellë vetëm në fshatrat e njësisë administrative Frakull në Fier. Edhe pse cilësia e këtij prodhimi të zonës është cilësor, ata hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fermerët e kësaj zone ankohen se u kalben me qindra kilogram por edhe çmimi i ofruar nga tregtarët është shumë i ulët.
Kultivimi i luleshtrydhes është burimi kryesor i të ardhurave për banorët e kësaj zone. Janë me dhjetëra të rinj që janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë sera për kultivimin e kësaj bime. Por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët që po u ofrohet po i çon këta fermerë drejt falimentimit.