http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rishfaqen serish ?policet vrasës?, duke shkaktuar tre te vdekur dhe 8 te plagosur. Nje breshëri automatiku është derdhur drejt nje lokali ne Elbasan, rreth orës 20.00 te mbrëmjes se te mërkurës, ne lagjen ?Kraste?, pranë stadiumit te qytetit. Sipas te dhënave mësohet se kane qene 3 persona, ende te paidentifikuar te maskuar si police, te cilët kane qëlluar me kallashnikov dhe me pas janë larguar me makine. Autoret dyshohet se kane patur ne shënjestër te atentatit, dy vëllezërit Agron dhe Arnold Capja pronare te lokalit, te cilët ka qene brenda, e jane qëlluar per vdekje. Viktime e plumbave mbeti edhe Eneo Bedalli. Te plagosurit janë L.Mecja, F.Muca, B.Rreshka, A.Zharri, F.Capja. 40 persona jane shoqëruar deri tani ne komisarit, për t?u marre ne pyetje. Ndërkohe qyteti i Elbasanit menjëherë pas kësaj ngjarje shokuese eshte blinduar nga forcat e policisë, RENEA, dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte. Efektive policie nga Lushnja, Fieri e Durrësi jane angazhuar për kapjen e autoreve, ndërkohe janë ngritur postblloqe te shumta, ndërsa është rrethuar lagjia ku ndodhi atentati. Hetimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet qe atentati te ketë ndodhur për hakmarrje, pasi viktimat, dy pronaret e kompleksit ?Univers? janë emra te njohur per drejtësinë, si persona me precedentë penale. Mes dy grupeve rivale ka pasur një konflikt te armatosur ne vitin 2005, ku ka mbetur i vrare me 26 plumba Sokol Çapja, vëllai i viktimave te sotme. Këta te fundit janë kundërpërgjigjur, duke vrare katër anëtare te familjes Mema, te cilët dyshoheshin se morën pjese ne vrasjen e Sokol Çapjes. Seria e ekzekutimeve per hakmarrje ka vijuar përgjatë viteve deri ne 2015, kur ne korrik u vra Fadil Mema ne Itali, i konsideruar si kreu i bandes rivale.