Report TV - Djali i Kristo Frashërit: Amanetet që la historiani, fjalët e fundit të tij

Report TV 2016-02-02

Views 1

?Besoj se i kam bërë gjërat mirë?, këto janë fjalët e fundit të historianit dhe akademikut të madh shqiptar Kristo Frashëri para se të mbyllte sytë. Ai ia dedikoi jetën veprave dhe studimit, deri në ditët e fundit të jetës.

?Babai iku si qiriu. Duroi deri në fund për të punuar dhe për të rezistuar. Kjo ishte lufta që bëri ai me mbijetesën e vet në shërbim të punës. Të tillë njerëz të motivuar në këtë formë duhet ta kenë kështu vdekjen. Kjo ishte jeta e tij dhe në fund pati një shkrirje natyrale pas një jete të gjatë. 96 vjet tregojnë se ai pati një forcë të brendshme të një njeriu që gjen motive që e shtyjnë për të jetuar. Domethënë është një qiri që u dogj deri në fund, deri kur vetë natyra nuk të jep më mundësi. Ai pati një jetë të ngjeshur me punë. 70 vjet të tëra me punë, ai ia ka kushtuar një çështjeje të caktuar. Dhe unë mendoj se jeta e tij është një model jete që qoftë nga pikëpamja natyrore dhe qoftë nga modeli shoqëror i energjive që jep njeriu,? tregon ai.

Pinjoll i Frashërinjve të mëdhenj i ati i Kristo Frashërit, Anastas Frashëri kthehet në atdhe me frymën e rilindësve që të përmbush një mision të caktuar, historia e Shqipërisë duhet të rilindte dhe ky mision vazhdoi në breza me veprën madhore të Kristo Frashërit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS