GRAMSH-Elvin Hysa 32-vjeç para dy ditësh mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë pasur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte, ndërsa më pas 32-vjeçari e mbyti në gjymë.
Pas ngjarjes, nëna e autorit ka folur në një intervistë për Report Tv. Sanije Hysa shprehet për Report Tv, se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe.
Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve.