Report TV - Ruçi i pret ëndrrën Blushit: S'ka zgjedhje për kreun e PS

Report TV 2016-02-01

Views 0

TIRANE - Duket se ëndrra e Ben Blushit për të kryesuar Partinë Socialiste është prerë ne mes këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force.

Ka qenë kryetari i grupit Gramoz Ruçi ai i cili bëri të qartë se në kongres do të zbatohet pikë për pikë vetëm rendi i ditës i miratuar në mbledhjen e asamblesë së 18 korrikut 2015, në të cilin nuk parashikohet një votim ose garë për kryetarin e partisë.

Në mbledhjen gjatë të cilës kryetari Rama nuk i është kundërpërgjigjur asnjë prej akuzave të deputetit Blushi, Gramoz Ruçi i ka kërkuar atij që vërejtjet që ka t?i ngrejë në kongres si një deputet i thjeshtë.

Në këtë kongres, sqaroi deputetja Olta Xhaçka do të votohet ndryshimi i statutit i cili do të përcaktojë rregullat e zgjedhjes së kryetarit në rast se ai ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Blushi i dha dhe një përgjigjje për etiketimin sehirxhi që kryetari Rama i cili nuk zgjidhet prej 7 vjetësh, i bëri nga Vlora.

...
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, deputeti Blushi me tone të ashpra ka kritikuar mungesën e zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste duke thënë se kryeministri duhet të zbatojë statutin e partisë.

"Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari. Ka bërë reformën. Pse ka frikë zgjedhjet cfarë e pengon, të thotë është koha për ndryshim. Si ka mundësi që ne të besojmë se ne mund të bëjme drejtësi të abztojmëe kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Si mund të vi një parti që një i ri që nuk zgjidhet"-tha Blushi

Ai tha se kryeministri është kundër zgjedhjeve duke deklaruar se do të jetë në garë nëse do të ketë një garë.

"A mund të marri kjo shumicë një vendim që në 2017 në Shqipëri mos të ketë zgjedhje. Unë them jo.Kjo po ndodh në partinë socialiste, meqë pati zgjedhje në 2009 mos kemi më zgjedhje në parti."-vijoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS