1 në 3 shqiptarë, ose 34% e tyre, raportojnë të kenë qenë dëshmitarë të një rasti korrupsioni, ndërkohë që 80% e tyre nuk kanë besim te gjykatat. Në këto përfundime arrin një sondazh i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim për të matur besimin te institucionet dhe politikat qeveritare.
Numri i rasteve personale të korrupsionit është më i lartë në qeverisjen vendore. Pjesa më e madhe e të anketuar ose 41% raportojnë se kanë qenë dëshmitarë të një rasti korrupsioni në bashkinë ku jetojnë, ndërsa 34% nuk raportojnë ndonjë përvojë të tillë.
Në të dy nivelet e qeverisjes, qendrore dhe vendore, përvetësimi (abuzimi me/ose vjedhje të fondeve publike) duket se është forma më e zakonshme e korrupsionit që ndodh. Patronazhi dhe shantazhi janë dy format më pak të pranishme të korrupsionit,siç perceptohet nga qytetarët. Sinkron
Institucionet që kanë pësuar rënien më të madhe të besimit në vitin 2015 janë: Parlamenti (nga 29% në 22%) dhe sistemi shëndetësor (nga 32% në 27%). Përqindja e qytetarëve të anketuar që janë të pakënaqur me cilësinë e shërbimeve publike të ofruara është më e lartë se përqindja e atyre të kënaqur.
Qytetarët e anketuar janë kryesisht të kënaqur me shërbimet e urgjencës (zjarrfikësi, policia, etj.) dhe shërbimet komunale (të ofruara në nivel vendor), me 38% dhe 34% të anketuar, përkatësisht. Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e qytetarëve nuk janë të kënaqur me shërbimin e punësimit (59%), me shërbimin gjyqësor (56%) dhe me atë shëndetësor (53%).