Muzeu Arkeologjik i Amantias është kthyer në kasolle për bagëtitë. Prej kohësh banorët e zonës i përdorin këto ambiente për mbarështimin e bagëtive dhe vazhdimisht kanë shfaqur rezistencë ndaj urdhrit për t?i liruar ato. Drejtori i Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, Agim Haxhiraj ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të larguar këto bagëti dhe më pas të fillojë puna për ta rikthyer muzeun arkeologjik në funksion.
Prej vitesh Muzeu Arkeologjik i Amantias është lënë në mëshirë të fatit. Fillimisht ai u vodh e demtua gjatë trazirave të vitit 1997. Pas afro 20 vitesh synohet që ky muze dhe disa prej objekteve te gjetura ne Parkun Kombëtar Arkeologjik te Amantias te kthehen në funksion të vizitorëve. Por kthimi i kësaj zone në axhendën e turistëve do të kërkonte më parë që nga ana e shtetit të merreshin masa për 4 familjet që po e përdorin të gjithë zonën e parkut për kullota dhe stalla për bagëtitë.