Report TV - Reforma Zgjedhore, partitë e djathta: Pro listave të hapura

Report TV 2016-01-30

Views 0

Partitë e vogla opozitare kërkojnë sistem zgjedhor me lista të hapura kandidatësh për deputetë. Ndryshe nga PD e cila është shprehur kundër kësaj idéje të hedhur nga LSI, për aleatët e vegjël, kjo formë garimi do të prodhonte një parlament të zgjedhur nga votuesit dhe jo kryetarët e partive.

Takimi është thirrur nga kreu i Republikanëve Fatmir Mediu në selinë e tij ku merrnin pjesë Dashamir Shehi, Arjan Starova , Lufter Xhuveli dhe aleatë të tjerë.

Në këtë mbledhje u ra dakord që të ngrihet një grup i posaçëm teknik i cili do të përgatisë dhe draftoj ndryshimet përkatëse duke ia paraqitur për diskutim PD-së dhe më pas komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Një tjetër propozim i aleatëve të djathtë është dhe që votimi dhe numërimi i votave të kryhen nëpërmjet sistemeve elektronike. Teknologji kjo e cila nuk u realizua dot në zgjedhjet e 2013-ës, pavarësisht se u lidhën kontratat me kompaninë spanjolle e cila do t?i realizonte ato.

Po ashtu partitë e vogla, bien dakord me propozimin e PD-së dhe PS-së për të pasur financime të fushatës elektorale vetëm nga buxheti i shtetit dhe jo donatorët privatë.

Propozimet e tyre do të përmblidhen në një draft të plotë që do t?i kalojë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Komision në të cilin 2 partitë e mëdha PD e PS kanë të drejtën e vetos dhe asnjë vendim nuk mund të miratohet pa pëlqimin e ndonjërës prej tyre.

Share This Video


Download

  
Report form