Në një deklaratë të përbashkët opozita e bashkuar shprehet se hapja e listave ëhstë një akt i paprecedentë që prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.