Report TV - Liri mësuesit që dhunoi nxënësin: S'kam gjë personale, kërkoj falje!

Report TV 2016-01-30

Views 3

DURRES - "Kërkoj falje!" Mëshira që ka kërkuar mësuesi dhunues i nxënësit të klasës së shtatë në shkollën "Hasan Koci", ka bërë që Gjykata e Durrësit t'i japë lirinë 52-vjeçarit Flamur Paja.

Mësuesi pranoi aktin e shëmtuar, por duke sqaruar se nuk ka asgjë personale me fëmijën. Paja kërkoi gjykim të shkurtuar çka u pranua nga Gjykata. Në këtë kushte, në rast të një vendimi, mësuesi përfiton uljen e dënimit me 1/3.

Ministria e Arsimit e përjashtoi nga detyra mësuesin pas publikimit në media sociale të një video ku Paja dhunonte një nxënës në mes të klasës,

Mësuesi Flamur Paja do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe duhet të paraqitet në Prokurori çdo të hënë në kuadër të hetimeve që do të vazhdojnë ndaj tij.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues mësuesi tha se provokuar përreth një jave nga nxënësit, ndaj është detyruar të ushtrojë dhunë ndaj nxënësit. Një ditë më parë, vetë familjarët e të dhunuarit u shprehën se e kanë falur mësuesin dhe se ishin dakord për kthimin e tij si mësimdhënës në shkollën 9-vjeçare "Hasan Koçi".

Share This Video


Download

  
Report form