Pranimet në Universitete, MAS propozon mesatare nën 6.5- Ora News

Ora News Lajme 2016-01-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin e ri akademik 2016-2017 do të ketë formulë të re të hyrjes në universitet. Ministrja e Arsimit thotë se nota mesatare mund të jetë më e ulët se 6.5 si kusht të parë, por universitetet do të kenë kriteret e tyre të pranimit dhe mundësia më e madhe do të jetë në favor të nxënësve që kanë mesatare më të lartë. Nuk do të ketë më konkurse për pranimet në institucionet e arsimit të lartë, në përjashtim të universiteti të Artit dhe të Sportit.
Ministria e Arsimit propozon një mesatare mbi 6.5 si kusht kryesor për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta. Por, mesatarja dysheme do të vendoset pas një konsulte me drejtuesit e universiteve të cilët kanë përcaktuar edhe kriteret e reja të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Por edhe universitetet në varësi të kuotave të reja do të përcaktojnë dhe mesataren e tyre për gruplëndët e profilit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pranimet-ne-universitete-mas-propozon-mesatare-nen-6-5/

Share This Video


Download

  
Report form