Ora News - Ministria e Arsimit rrit programet dy vjeçare për studentët me mesatare nën 6

Ora News Lajme 2018-07-20

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maturantët që kanë mesatare nën notën 6, pra nuk mund të jenë kandidatë potencial për të vazhduar studimet në universitetet publike dhe private, kanë mundësi të ndjekin programet dy vjeçare profesionale. Nga 14 të tilla, ministria e Arsimit ka miratuar propozimet e universiteteve për të shtuar dhe 35 të tilla, pra 49 në total sipas nevojave të tregut; kryesisht në fushat e veterinarisë, bujqësisë, apo mekanikës.

Ervin Demo, zv.ministër i Arsimit: Kjo është një risi e jashtëzakonshme, është një minirevolucion që po ndodh në sistem. Ne shumë shpejt do ta ndjejmë efektin që këto nisma kanë. Ne flasim për programe dy vjeçare, ne presim që numri të rritet me këto programe në mënyrë që të garantojmë që në një periudhë shumë të shkurtër të gjithë ata kandidatë që regjistrohen në këto programe i ofrohen tregut të punës dhe punësohen në mënyrë të shpejtë. Në momentin që ne fillojmë dhe implementojmë dhe mbështetjen dhe mënyrën sesi përdoret skema e financimit këto do të jenë programe që do të jenë në fokus edhe të incentivave të caktuara që ministria do të ndërmarrë.

Zv ministri i Arsimit Ervin Demo i tha Ora News se programi i mësuesesi nuk është i vetmi program që janë bërë përpjekje për të rritur cilësinë e studentëve.

Ervin Demo, zv.ministër i Arsimit: Garantojmë një standard që kudo që ne përgatisim mësuesit e të ardhmes ata janë të përgatitur, kanë aftësitë e duhura që të agrantojnë që nxënësit që do të kenë në përgjegjësinë e tyre t'i formojnë ashtu siç duhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-arsimit-rrit-programet-dy-vjecare-studentet-me-mesatare-nen-6

Share This Video


Download

  
Report form