Falet gjaku i dy vëllezërve, myftiu: Gjesti i familjes Shkami, model i Islamit - Ora News

Ora News Lajme 2016-01-29

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjesti i faljes së gjakut të fisit Dushaj, nga familja Shkami në Drisht të Postribës është cilësuar si shembull besimi dhe model i Islamit për të cilin ka nevojë sot shoqëria shqiptare.
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamet Sytari, zgjodhi faljen e kësaj të premte ta bëjë në xhaminë e fshatit Drisht të Postribës, ku në emër të besimtarëve mysliman falenderoi familjen Shkami për këtë akt.
Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës: Lajmi i bërë public që burrat e këtij fisi me këtë emë, liruan nga gjakmarrja familjarët dhe fisin e personit që preku në shpirtin e tyre, jo vetëm që mbushi me emocion besimi dhe shprese, por u kthye në një detyrim moral besimor dhe qytetar për dëshmimin e humanizmit, për modelin e madh të islamit, për të cilin ka nevojë shoqëria jonë shqiptare, sidomos në këto raste të papritura dhe të dhimbshme, të padëshiruar në mesin tonë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/falet-gjaku-i-dy-vellezerve-myftiu-gjesti-i-familjes-shkami-model-i-islamit/

Share This Video


Download

  
Report form