Katër vrasje në 10 ditë/ Dy atentate të rënda ende pa autor dhe dy krime brenda familjes

Top Channel Albania 2020-01-10

Views 2

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave.


Vrasja e parë u regjistrua në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në datën 5 janar, ku një 16 vjeçar, Luis Saliaj, vrau nusen e xhaxhait të tij, Drita Saliaj. 16 vjeçari, së bashku me dy shokë të tij, Sindi Shehaj, po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e Drita Saliajt, por pas rezistencës së saj, e godasin dhe e hedhin ne rezervuarin e fshatit.

Po në datën 5, regjistrohet një tjetër vrasje, këtë herë në qytetin e Bajram Currit. Atentati mafioz la të vdekur, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, i cili sapo doli nga një restorant në afërsi të karburantit të tij, u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar. Makina me të cilët autorët hapën zjarr, u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Guxim Gjyqiri dyshohet se u vra për hakmarrje për shkak të lidhjeve të tij me Fatmir Haklajn.

Dy ditë më pas, në datën 7 janar, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ekzekutohet me snajper, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni. Ekzekutori, një qitës i përgatitur dhe me precision të lartë, kishte qëndruar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, për të kryer vrasjen me vetëm një plumb.

Dyshimet e vrasjes së Kastriot Reçit, lidhen me një seri vrasjesh për hakmarrje. Nga ish zyrtari i OSHEE-së, në 2016, Sajmir Jaku, tek vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi, i cili u vra në Itali, për të vazhduar më pas me Kreshnik Gjini, nipin e Sajmir Jakut, i cili u vra në Belgjikë, e po ashtu Armand Gjini i cili u vra në 2019 në Rrëshen.

Ndërsa data 9 janar, regjistroi vrasjen makabre në Paskuqan, ku Erdet Capoku, pasi kishte përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj me radhë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, e vret atë mbrëmjen e së enjtes. Një ditë më pas ai vihet në pranga nga policia.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasje#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form