Report TV - Pranimi në universitete vetëm me mesataren, nuk ka konkurse

Report TV 2016-01-28

Views 1

TIRANE - Matura shtetërore nuk është më kriter për pranimin në universitet, por kusht për të nisur shkollën e lartë do të jetë vetëm mesatarja e tre viteve të kryera në arsimin e mesëm. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë konkurse, sic është përfolur më parë nga ministrja e Arsimit dhe universiteti.

Edhe pse ligji i arsimit të lartë përcakton që e drejta e pranimeve i takon Universitetit, vendosja e mesatares dyshime për pranim në shkollë të lartë do t'i lihet të qeverisë për të vendosur.

Po ashtu, një ndryshim tjetër që prek arsimin është shpallja e fituesve në universitete në muajin korrik, dhe jo në shtator siç ishte me ligjin e vjetër.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi për maturantët e këtij viti. Me ligjin e vjetër, një nxënës që mbaronte tre vitet e gjimnazit, kishte si kriter për pranimin në universitet, provimet e maturës shtetërore dhe mesataren e tre viteve që përkthehej në pikë.

Share This Video


Download

  
Report form