Report TV - Sigurimet, 23 profesionet e lira, ja pagat e referencës

Report TV 2016-01-28

Views 13

TIRANË - Duke nisur nga muaji janar të gjithë individët që ushtrojnë një nga 23 profesionet e lira do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë në bazë të pagës së re të referencave. Ministria e Financave ka bërë të ditur dje pagat mbi të cilat do të llogariten kontributet. ?Objekt i këtij vendimi janë personat e regjistruar si person fizik, me ose pa të punësuar, si dhe me ose pa punonjës të papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike në një ose disa nga profesionet e përcaktuara në aneksin nr.l, që i bashkëlidhet këtij vendimi?, thuhet në vendimin e qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form