Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy javë pas vërshimit të Shkumbinit, në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd mund të kalohet vetëm ne një korsi në zonën e Xibrakës. Ministria e Transportit shpjegon se ndërhyrja do kryhet pas uljes së prurjeve në lumin Shkumbin, pasi nevojitet devijimi i rrjedhës së tij.
Shkarja e masiveve të betonit në aksin nacional Elbasan-Librazhd ka vijuar edhe këto ditë duke rritur përmasat e dëmit të shkaktuar.
Pjesë të tjera të rrugës kanë pësuar çarje të thella që me kalimin e kohës rrezikojnë të shemben.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/demtimi-i-rruges-se-xibrakes-prej-dy-javesh-qarkullimi-i-mjeteve-ne-nje-korsi/