Partneriteti publik - privat është një formë efektive e përdorur jo vetëm në Shqipëri, për të zgjeruar shërbimin.
Deklarata është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga qyteti i Shkodres ku iu përgjigj akuzave të opozitës për koncesionet ndërsa mori pjesë në inagurimin e rezonancës mangetike në repartin e imazherisë.
Ministri Beqaj theksoi se rasti më tipik dhe i suksesshëm sesa të nevojshme janë koncesionet është ai i spitalit të Shkodrës.
Me inagurimin e rezonancës mangetike në spitalin rajonal të Shkodrës, kjo pajisje do ti shërbejë qytetarëve të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës.
Sipas ministrisë së Shëndetsisë 5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato të parashikuara së shpejti, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga koncesionet, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë.