Vrasja me pagesë, për drogën. Policia sqaron aktivitetin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-20

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhen të tjera detaje për tre vrasësit me pagesë të arrestuar një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Nga hetimet mësohet se krimi i parandaluar të martën në Manzë, e ka zanafillën në një përplasje të hershme mes grupeve kriminale, qe merreshin me trafikun e drogës. Sipas policisë, aktiviteti i dy bandave ishte i përqendruar kryesisht në Itali, Spanje e Holandë dhe konfliktet nder vite për zonat e influencës, kanë prodhuar disa ngjarje te renda kriminale, vrasje dhe plagosje në Shqipëri e Holande. Disa nga veprat për të cilat këto dy grupe po hetohen janë: një vrasje në Shijak në korrik të vitit 2013, dhe një tentative vrasje po në Shijak në qershor 2014. Në korrik të 2015, një tjetër atentat, këtë radhë në Tiranë, ku shënjestër ishte Kreshnik Budlla. Ndërsa në dhjetor të vitit që lamë pas, përplasja mes dy bandave solli dy të plagosur në Holande. Shkaku, i të gjitha këtyre ngjarjeve sipas policisë, janë prishja e pazareve për trafikun e drogës dhe konkurrenca mes tyre për zonat e tregtimit. Të martën, policia e Durrësit arrestoi Gazmend Dervishin, Dritan Nikollin dhe Bruno Shehun, të tre persona me të shkuar kriminale. Dyshohet se ata janë paguar nga një prej grupeve kriminale për ekzekutimin e radhës, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ata të jenë pjesë e bandës së narkotrafikut.

Share This Video


Download

  
Report form