Vrasja e biznesmenit Ferracaku, policia heton në dy pista - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shkodrës po heton në dy pista vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku mesditën e të shtunës në Shkodër.



Njëra prej tyre është ajo e vrasjes për shkak të një konflikti që lidhet me shantazhimin dhe kërcënimin e Ferracakut, për ta detyruar atë të paguante një shumë parash si gjobw.



Sipas burimeve Ferracaku, dyshohet se ka refuzuar të paguajë gjobën dhe për këtë shkak edhe mund të jetë konfliktuar me kërcënuesit.



Pista e dytë në të cilën po heton policia dhe prokuroria e Shkodrës është ajo e vrasjes që lidhet me një konflikt për vjedhjen e një shume prej 5 mijë eurosh dhe një telefoni celular para disa kohësh.



Sipas këtij versioni, një person i kishte vjedhur paratë dhe një telefon celular, Ferracakut dhe ky i fundit kishte mundur ta identifikonte. Për t?u sqaruar ata kishin zgjedhur pikërisht vendin ku biznesmeni kalëronte, ku edhe ndodhi ngjarja.



Që prej ditës së djeshme policia ka shoqëruar më tepër se 20 persona të cilët besohet se kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit të këtij krimi.  Të gjithëve atyre iu janë marrë gjurmët e gishtëirnjve dhe janë pyetur në prani të kreut të Policisë së Shtetit.



Ndër të shoqëruarit janë edhe dy kushërinjtë e Ferracakut, të cilët ishin me të në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.  Tashmë ata sipas burimeve po ruhen nga policia e Shkodrës, pasi besohet se dëshmia e tyre mund të çojë në zbardhjen e plotë të krimit.

Share This Video


Download

  
Report form