Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka denoncuar një tjetër rast të abuzimit me rimbursimet e ilaçeve. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Albana Vokshi tha se një raport voluminoz i KLSH gjendet në Prokurori. Sipas saj ky raport konstaton abuzimin me rimbrusimin e një medikamenti, ku Omegafarma ka deklaruar shitje të barit, 252 mijë tablet me vlerë 300 mln lekë, por kjo sasi ilacesh sipas Vokshit nuk ka rezultuar të hyjë në depo. PD ka akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për këtë abuzim.
Vokshi: Një raport voluminoz i KLSH për skandalet dhe abuzimet në shëndetësi të Beqajt gjendet në Prokurori prej disa javësh në krye të vjedhjes është rimbursimi i ilaçeve përmes mekanizmit kriminal të dirigjuar nga Ilir Beqaj. Dokumenti tregon sesi klientët e qeverisë me farmaci depo dhe bodrume faramceutike kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaceve të shtrenjta. Janë para që nuk u përdorën kurrë për kurimin e pacientëve .
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-nje-raport-i-klsh-ndodhet-ne-prokuroi-per-abuzim-me-rimbursimin-e-ilaceve/