Ora News - “Tahiri”, PD-LSI raport 22 faqe për pranimin e kërkesës së Prokurorisë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike dhe LSI kanë hartuar një raport prej 22 faqësh, në të cilën kërkon pranimin e kërkesës së prokurorisë për hetimin dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Pas shqyrtimit të akteve dhe diskutimit të çështjes, thuhet në draftin që do të kërkohet të votohet të mërkurën, anëtarë të Këshillit për Imunitetin, konkluduan se Seanca Plenare e Kuvendit, duhet t?i rekomandohet miratimi i dhënies së autorizimit për ?Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit Saimir Tahiri.
Opozita bën një pasqyrë të zhvillimeve kur në Tetor 2017 në Itali është arrestuar Moisi Habilaj dhe disa shtetas të tjerë, të dyshuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Ndërkohë, opozita shton se faktet e grumbulluara nga autoritetet italiane u bënë publike nga mediat italiane dhe patën jehonë të gjerë edhe në opinionin publik në Shqipëri me raportin 140 faqesh të përgjimeve ku të akuzuarit përmendnin dhe emrin e Sajmir Tahirit.
?4 vjet kishin zhvilluar qetesisht trafikun ndërkombëtar të drogës, për bisedat midis familjarëve Habilaj dhe anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, që dëshmonin për kontakte të shpeshta me deputetin Saimir Tahiri dhe për lidhje të ngushta me të, gjer tek dhënia e dhuratave dhe e shpërblimeve të paligjshme, për vehtën, familajrët dhe partinë politike të tij që t?i përdorte për zgjedhje, si pasojë e krijimit prej tij të mbështetjes dhe lehtësimit për trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-pd-lsi-raport-22-faqe-per-pranimin-e-kerkeses-se-prokurorise/

Share This Video


Download

  
Report form