Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me mjete prerëse.
Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është paraqitur mbrëmjen e sotme pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u largua për në banesë pa dhënë asnjë koment për median.
Burime pranë stafit që u kujdes për gjyqtarin, bënë me dije se gjyqtari Artan Gjermeni kishte dëmtime në bark dhe dorë.
Burime në QSUT: ?Gjyqtari ishte në spitalin numër 2 me gërvishtje të lehta në dorë dhe në bark. Gjyqtari na tha se është gërvishtur aksidentalisht në garazhin e shtëpisë?.
Brenda sallave të QSUT, në dëshminë paraprake para policisë së Tiranës, Gjyqtari Gjermeni ka thënë se është dëmtuar aksidentalisht në banesën e tij ndërsa punonte me një mjet prerës mbi një llamarinë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/demtohet-artan-gjermeni-gjyqtari-ne-spital-u-preva-me-mjete-prerese/