Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni, Tefik Hyka, mbeti i plagosur paraditen e sotme në një atentat me armë zjarri në kryeqytet.
Ngjarja u shënua rreth orës 10:25 minuta në verandën e një lokali në afërsi të stadiumit ?Selman Stërmasi?, ku dy persona me motor kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ish-pronari i një fabrike tullash në Vorë ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
?Më datë 28.06.2017, rreth orës 10:25, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën ?Gjin Bue Shpata?.Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se në verandën e një lokali, është qëlluar me armë zjarri shtetasi T. H., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një motor? informoi policia.
Postoblloqe për kapjen e autorëve, merren në pyetje dëshmitarët
Nga ana e bluve janë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona përreth, parkinge automjetesh, garazhe etj , ku dyshohet se mund të jetë parkuar motori me të cilin kanë lëvizur autorët.
Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike përreth vendit të ngjarjes dhe do sekuestrohen edhe pamjet filmike në të gjitha rrugët e mundshme ku mund të kenë lëvizur autorët.
Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë në vendngjarje.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sigurimin dhe sekuestrimin e çdo prove që do shërbejnë për identifikimin e autorëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-zjarri-tek-stadiumi-selman-stermasi/