Korçë, fshati Panarit dy ditë i bllokuar, Dardhë e Voskopoja pa energji

Ora News Lajme 2016-01-17

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar prej 2 ditësh për shkak të dëborës. Ndërsa zonat të tjera si Dardhë, Voskopojë kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike.Prefekti i qarkut të Korçës apelon qytetarët të përdorin zinxhirë në automjetet e tyre ndërsa 19 borëpastruse po punojnë për të siguruar kalueshmërinë në akset nacionale.

Reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe disa zona në qarkun e Korçës. Banorët e fshatit Panarit në zonën e vithkuqit kanë dhënë alarmin "sos" se janë të bllokuar prej 2 ditëve për shkak të bllokimit të rrugës. Trashësia e dëborës ka arritur 50 cm dhe borëpastrueset nuk kanë mundur të pastrojnë këto akse.

Sasi të shumta të reshjeve të dëbores ka patur edhe në fshatin turistik te Dardhes, por 3 mjete borëpastruese kanë punuar intensivisht në këtë aks dhe rruga është e kalueshme.
Por Dardha dhe disa zona të tjera në devollin e sipërm kanë vuajtur mungesën e enegjisë elektrike për shkak të defekteve të krijuara në rrjet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/korce-fshati-panarit-dy-dite-i-bllokuar-dardhe-e-voskopoja-pa-energji/

Share This Video


Download

  
Report form