Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike denoncoi sërish situatën e rendit në vend, duke iu referuar grabitjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Lezhë.
Përmes një deklarate për median të deputetes, Mimoza Hajdarmata, Partia Demokratike ?inkurajon oficerët e ndershëm, trupën e burrave dhe grave me uniformë të bëjnë detyrën, të luftojnë krimin, edhe pse në kushte të vështira, kur krimi ka lidhje direkte me ministrin?
Sipas PD zgjidhja është largimi i Tahirit,
Mimoza Hajdarmata: ?Pasiguria ka arritur kulmin. Pas një serie ekzekutimesh mafioze në ditët e para të Janarit, shfaqja e maskave të armatosura me uniforma policie dhe grabitjet e dhunshme, janë një përkeqësim i mëtejshëm i garancive për jetën dhe pronën. Ky revansh i krimit dhe lehtësia me të cilën kryhen këto akte të rënda, lidhet me qënien në krye të rendit të Saimir Tahirit, përfaqësuesit të bandave dhe trafikantëve.
Tahiri i Ramës pas gjithë kësaj vale krimi, ka kurajon të shfaqet në Vlorë, në qytetin ku makina e tij private bën taksinë e drogës, dhe të fajësojë Gjykatën Kushtetuese.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-pasiguria-ka-arritur-kulmin-e-vetmja-zgjidhje-largimi-i-tahirit/