Ora News – Shqetësimet e opozitës, Meta: Dialogu, e vetmja rrugë për zgjidhje

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ndërsa opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që ngrihen prej saj.
Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë, Meta tha se çdo lloj retorike konfrontuese nuk është në të mirë të vendit.
Meta: Besoj se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet që ngrihen, të cilat kanë të bëjnë me standardet e zgjedhjeve dhe për të shteruar mundësitë praktike të realizimit të garancive, që kërkohen lidhur me standardet e zgjedhjeve dhe për të përfunduar reformën zgjedhore që duhet të kishte përfunduar prej kohësh.
Dhe asnjë herë nuk duhet hequr dorë nga dialogu, sepse çdo lloj retorike konfrontuese nuk është në të mirë të vendit, pasi dialogu politik mazhorancë-opozitë është kyç për suksesin e reformave që kemi ndërmarrë, që i vlerësoi edhe Parlamentin Evropian në rezolutën e tij më të fundit, por akoma më shumë te reformat që duhet të zbatohen në javët që vijnë, në muajt që vijnë dhe padyshim kurorëzimi me sukses të plotë i zgjedhjeve është vendimtar për 4 vitet që vijnë, por më shumë se kaq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqetesimet-e-opozites-meta-dialogu-e-vetmja-rruge-per-zgjidhje/

Share This Video


Download

  
Report form