Interesat e obligacioneve 10 vjeçare zbresin në 7.9% - Ora News-Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2016-01-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas depozitave dhe bonove të thesarit, rënia e ndjeshme e interesave ka vijuar edhe me instrumentat afatgjatë të investimit. Në ankandin e obligacioneve 10 vjeçare, zhvilluar një ditë më parë, interesi zbriti në 7.9%, niveli më I ulët në periudhën 3 vjecare që kanë nisur të tregtohen këto letra me vlerë të qeverisë.
Ndërkohë që në ankandin e fundit të obligacioneve 10 vjecare, zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, interesi ishte 8.9%, rënia me 1 për qind në harkun kohor të tre muajve tregon për interesin e lartë nga qytetarët, të cilët I shohin këto instrumenta si një ndër mundësitë e pakta për t?I investuar paratë e tyre dhe për të siguruar një fitim të mirë.
Në ankandin e të enjten vlera totale e kërkesave arriti në 4.5 miliardë lekë, ndërsa qeveria kishte kërkuar të siguronte 3 miliardë lekë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/interesat-e-obligacioneve-10-vjecare-zbresin-ne-7-9/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS