Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është përuruar për Krishtlindje, kisha e Shën Thanasit në Karavasta, monument kulture i kategorisë së parë. E ndërtuar në vitin 1778, objekti i kultit iu nënshtrua restaurimit, falë investimit me vlerë 7 milionë lekë nga një fond i Ministrisë së Kulturës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin arkitekti Maks Velo dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Në Ditën e lindjes së Krishtit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka vizituar ambientet e restauruara të Kishës së Shën Thanasit, në Karavasta të Lushnjës, monument kulture i kategorisë së parë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/restaurohet-kisha-267-vjecare-e-karavastase/