http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e premte 1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha, në Petrelë, do të lëvizin normalisht drejt kryeqytetit. Pas ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes, është bere i mundur ndërtimi i urës së prishur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektuan punën e bërë nga forcat e ushtrise për riparimin e dëmeve.?Ndarja e re administrative dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal po jep frytet e veta. Suksesi qëndron te ky bashkëpunim. Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura në këtë rast, sidomos me Bashkinë e Tiranës, filloi herët. Bashkërisht kemi bërë pastrime masive, e kemi qenë pranë qytetarëve edhe në rastet e përmbytjeve?.Forcat e ushtrisë u përfshinë ditët e shkuara ne operacionet e ndihmave për banorët ne zonat më të prekura nga përmbytjet. Së fundmi ato ndihmuan edhe ne ndërtimin e një ure te shkatërruar ne zonën e Skurajt ne Kurbin.