Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Edukatorët e çerdheve dhe kopshteve, sekretarët e shkollave, mjekët në shkolla dhe stafi ndihmës në këto institucione arsimore do të transferohen në varësi të Bashkisë.
Me kompetencat e reja të pushtetit vendor, ky numër që në nivel kombëtar është 7000 persona do të buxhetohen nga bashkitë përkatëse.
Drejtorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale e Tiranës, Arjola Byzyka, thotë se ky proces nuk do të sjellë largime nga puna duke u kërkuar punonjësve të fjalë të vijojnë normalisht punën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/edukatoret-sekretaret-e-shkollave-dhe-mjeket-do-te-jene-ne-varesi-te-bashkise/