INSTAT: Rriten me 15,8 % aksidentet në tremujorin e tretë - Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-12-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksidentet rrugore gjatë 2015 kanë pësuar një rritje me 15.8% krahasuar me tremujorin e tretë të 2014 e shoqëruar kjo edhe me rritje të numrit të personave të aksidentuar. INSTAT në publikimin e statistikave të fundit nxjerr në pah se pavarësisht ashpërsimit të gjobave në rast të kundravajtejeve përsëri numri i aksidenteve ka qënë i lartë.
Në tremujorin e tretë të 2015 kanë ndodhur më shumë aksidente në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.INSTAT në raportin e fundit të statistikave bën me dije se gjatë këtij tremujori janë shënuar rreth 586 aksidente, dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë paraqet rritje 15,8 %.
Nga të dhënat konstatohet gjithashtu se rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i personave të plagosur që janë rreth 733 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 19,4 %. aksidentuar me 17,2 %.Në ndryshim nga e njëjta periudhë e një viti më parë femrat janë ato që kanë pësuar më shumë aksidente duke u rritur me 34.3%.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/instat-rriten-me-158-aksidentet-ne-tremujorin-e-trete/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS