Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kriza greke uli me 30 milionë euro dërgesat e emigrantëve gjatë muajve të verës. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, remitancat arritën në 135 milionë euro, me rënie 18% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Një rënie e pritshme në këtë periudhë, kur Greqia, vendi nga vijnë edhe pjesa dërrmuese e dërgesave të emigrantëve rrezikoi daljen nga Eurozona.
Kriza greke ka ndikuar në uljen e dërgesave të emigrantëve shqiptarë pranë familjeve të tyre në atdhe. Të dhënat e Bilancit të Pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë tre muajt e verës të këtij viti, emigrantët dërguan në atdhe 135 milionë euro, ose 30 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më pare, ekuivalente me 18%.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/remitancat-bien-me-18-ne-tremujorin-e-trete/